Mediat iraniane njoftuan një ditë më parë se Ministri i Informacionit Mahmoud Vaezi deklaroi se nuk parashikohet dhënia e aksesit për përdorimin e rrjeteve më të njohura sociale. Pas disa orësh Vaezi hodhi poshtë deklaratat e mëparshme dhe tha se çështja është nën diskutim.

Administrata e Presidentit iranian është një nga përdoruesit e Twitter. Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit ka faqen e saj në Twitter dhe Facebook. Në Twitter ka një llogari edhe Lideri Suprem i Iranit Ajatollahu Ali Khamenei.