Organizata njofton se Drejtori i Përgjithshëm i ONAK-ut, Ahmet Üzümcü, në sesionin e 74-t të Këshillit Ekzekutiv, i cili u hap në Hagë ditën e martë, deklaroi se sukseset e fundit të ekspertëve në Siri janë "fillimi konstruktiv i një procesi të gjatë dhe të vështirë".

Sipas kushteve të marrëveshjeve ruso-amerikane Siria duhet të privohet plotësisht nga mundësia për të përdorur armë kimike deri në mes të vitit 2014.