Demokratët, të cilët kontrollojnë 54 nga 100 vendet në Senat, kanë ndërmend të fitojnë mbështetjen e së paku 6 republikanëve dhe të mbledhin "super-shumicën" e votave, për të shmangur shtyrjen e diskutimit.

Nëse Senati miraton zgjerimin e limitit të huamarrjes, projektligji do të dërgohet në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumica republikane deri më tani e kundërshton këtë hap.

Pa zgjerimin e limitit të borxhit teorikisht më 17 tetor SHBA-ja rrezikon default-in, megjithëse tregjet nuk besojnë në një zhvillim të tillë të ngjarjeve.