Fundjavën e kaluar në apartamentin e Borodin në Hagë hynë me forcë persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët nën pretekstin e rremë se gjoja ai kishte keqtrajtuar fëmijët, e rrahën rëndë, i lidhën me duart me pranga dhe e dërguan në stacionin e policisë, ku e mbajtën pothuajse deri në mëngjes. Më pas e liruan duke mos i kërkuar falje dhe pa i dhënë shpjegime.

Ngjarja përbën një shkelje të rëndë të normave dhe rregullave të komunikimit ndërkombëtar, si dhe të dispozitave të Konventës së Vjenës mbi Marrëdhëniet Diplomatike.