Zjarri filloi të shtunën gjatë ditës. U evakuuan rreth 230 persona, të cilët jetojnë në bazë, si dhe pacientët e spitalit lokal.

Zjarri i shkaktoi bazës vetëm disa dëme të vogla: u dogjën disa makina dhe disa ndërtesa të fermave. Personat, të cilët u evakuuan, të dielën në mbrëmje u lejuan të kthehen.

Marine Corps Base Camp Pendleton ndodhet në rrethin San Diego. Në të ndodhet selia e Divizionit të parë të Korpusit të Marinës së SHBA-së. Në territorin e kësaj baze jetojnë më shumë se 38 mijë ushtarakë dhe anëtarët e familjeve të tyre.