"Faza më akute e krizës është kapërcyer. Megjithatë, nuk është e nevojshme të mbështetemi tek rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë botërore. Problemet e modelit të tanishëm ekonomik kanë karakter strukturor dhe janë të zgjatura", - tha Vladimir Putin, duke folur në Samitin e biznesit në APEC.

Sipas fjalëve të tij bota ka nevojë për një model të ri afatgjatë të zhvillimit ekonomik, i cili duhet të orientohet tek rritja e sektorit real, krijimi i vendeve cilësore të punës dhe reformat strukturore.