Version i ripërtërirë i renditjes u botua më 7 tetor në faqen zyrtare të ATP-së. Për herë të fundit Rafael Nadal ka qenë tenisti i parë në botë në qershor të vitit 2011.

Spanjolli, i cili u rendit në vendin e dytë, ndërroi vendin me tenistin serb Novak Djokoviç, i cili qëndronte në krye të renditjes që nga tetori i vitit 2012. Rafael Nadal përmirësoi pozicionin në renditje falë performancës së tij të suksesshme në Pekin. Ai arriti deri në finale, ku humbi pikërisht me Novak Djokoviç (03:06, 04:06).

Tenisti më i mirë rus - Mihail Juzhnij - zë në renditje vendin e 21-të.