Sulmi ndodhi gjatë tensionit politik në rritje për shkak të shtyrjes për më vonë të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, i cili duhet të ishte mbajtur 9 ditë më parë.

Kanali televiziv mbështet ish-Presidentin - Liderin e parë të vendit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohamed Nasheed, i cili u detyrua të japë dorëheqjen vitin e kaluar.

Në raundin e parë Mohamed Nasheed fitoi 45% të votave. Ndërkohë që Presidenti aktual, Mohamed Waheed Hassan Manik mori vetëm 5.3% të votave.