Incidenti ndodhi ditën e hënë në qytetin Madain në jug të Bagdadit. Gruan e vuri re njëri prej rojeve të sigurisë së shkollës. Ajo u arrestua dhe iu dorëzua ushtarakëve.

Një ditë para kësaj ndodhi një sulm terrorist në territorin e një shkolle fillore në veri të Irakut, në lagjen e banuar kryesisht nga shiitë. Kriminelët hodhën në erë një kamion të mbushur me eksploziv në një shesh lojërash për fëmijë. Si rezultat humbën jetën të paktën 14 fëmijë.