Administrata e SHBA-së i bën thirrje Kongresit të rrisë kufirin e nivelit të lartë (tavanin) të borxhit, duke paralajmëruar se fondet për përmbushjen e detyrimeve mund të përfundojnë në thesar që më 17 tetor. Republikanët kundërshtojnë, duke kërkuar reduktimin e shpenzimeve.

Sipas deklaratës së Ministrisë të Financave të vendit, default i SHBA-së, i cili mund të ndodhë në qoftë se Kongresi nuk do të rrisë tavanin e borxhit, mund të çojë në rënien më të rëndë ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh.