Gjenerali i brigadës Mohammad Ali Asudi tha gjatë një interviste se Trupat e Rojeve të Revolucionit Islamik luajnë një rol aktiv në Internet, por nuk mund të hyjnë në Facebook dhe rrjete të tjera sociale.

Trupat e Rojeve të Revolucionit Islamik janë një njësi ushtarako-politike elitare iraniane, e cila është pjesë e Forcave të Armatosura iraniane.