Siç deklaroi për gazetën "Hindu" një burim nga Organizata e kërkimeve dhe shpikjeve në fushën e mbrojtjes së Indisë (DRDO), teste të tilla zhvillohen "për të dëshmuar qartë gatishmërinë operacionale të Indisë për t'u kundërpërgjigjur në çdolloj situate".

Raketa "Prithvi-II", me motor raketor me djegie, u përfshi në radhët e armatimeve të Indisë në vitin 2003. Ajo është e aftë të mbajë një mbushje luftarake me peshë 500 deri 1.000 kg. Lëshimi i fundit i raketës ishte kryer në gusht të këtij viti.