Në Venezuelë është vendosur një kontroll i rreptë mbi kursin e këmbimit të valutës. Si pasojë kursi i këmbimit të dollarit në tregun e zi është 7 herë më i lartë se ai zyrtar. Personat, të cilët udhëtojnë jashtë vendit kanë të drejtë të shkëmbejnë deri në 3.000 $ me kursin zyrtar. Shumë njerëz blejnë bileta për jashtë vendit, marrin dollarë të lirë dhe duke mos udhëtuar asgjëgjundi, i shesin ato në tregun e zi dhe marrin një fitim të konsiderueshëm.

Tani më Qeveria e Venezuelës ka ndërmend të lëshojë valutë të lirë vetëm në formën e kartave të kreditit, të cilat do të aktivizohen nëpërmjet shenjave të gishtave të pronarit të tyre gjatë kalimit të kufirit.