Kompania planifikon që gjatë shitjes së aksioneve të përfitojë 1 miliard dollarë, ndërkohë që vlera e saj në tregun sekondar është 9,4 miliardë $.

Shërbimi që i lejon përdoruesve të dërgojnë mesazhe të shkurtra me tekst, u themelua në vitin 2006. Ai aktualisht ka më shumë se 500 milionë përdorues në mbarë botën dhe është ndër dhjetë burimet më të vizituara në Internet.

Kompania e ka cilësuar Rusinë si një nga vendet, në të cilat parashikon ritme të larta të rritjes së numrit të përdoruesve.