Gjithçka nisi në Shtëpinë e Bardhë, kur një makinë u përpoq të shembë rrethimin pranë rezidencës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Pastaj, duke u përpjekur t’i shmanget ndjekësve, makina u drejtua drejt ndërtesës Capitol. Për të ndaluar kundravajtësen policia hapi zjarr. Për pasojë mbeti e vrarë gruaja që ishte në timon. Së bashku me të ishte një fëmijë 1 vjeç.

Sipas të dhënave të medias kundravajtësja ishte një 34-vjeçare afroamerikane, e cila kishte probleme mendore.