Zëdhënësi i Ushtrisë amerikane njoftoi se ushtarët dhe oficerët amerikanë duhet të "kryejnë detyra të tjera në këtë kohë".

Një ditë më parë u njoftua se një pjesë e stafit të Shtabit të NATO-s në Europë është dërguar me pushime teknike për shkak të krizës fiskale në Shtetet e Bashkuara.

Stërvitjet e para ruso-amerikane të desantëve u zhvilluan në SHBA në maj të vitit të kaluar dhe morën vlerësime të larta nga të dyja palët.