"Numri i dytë" në hierarkinë e ekstremistëve të djathtë u paraqit në gjykatë i fundit nga pesë deputetët, të cilët ishin arrestuar në bazë të të njëjtit nen. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë, simbole naziste dhe literaturë e ndaluar.

Përndjekja e ekstremistëve të djathtë në Greqi filloi pas vrasjes së muzikantit antifashist Pavlos Fyssas që shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin.