Situata është nën kontroll. Asnjë nga diplomatët nuk u lëndua.

Sipas informatave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Libisë, sulmuesit qëlluan ndërtesën e Ambasadës ruse me armë zjarri dhe i vunë zjarrin një makine, por pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë u larguan me dy makina. Një nga sulmuesit u qëllua për vdekje. Bashkëpunëtorët e tij janë në kërkim.