Ai rikujtoi se të mërkurën në mbrëmje misioni diplomatik rus në Libi i është nënshtruar një sulmi të armatosur. Arsyeja ishte vrasja e një oficeri të Libisë nga një qytetare ruse dhe plagosja me thikë e nënës së tij. Autorja e krimit është arrestuar, kundër saj është ngritur një çështje penale. Sulmi mbi Ambasadë u arrit të zmbrapsej, por pala libiane deklaroi se nuk është në gjendje në këtë fazë të garantojë sigurinë e Ambasadës.

Në rrethanat e krijuara Ministria e Jashtme e Rusisë u rekomandon qytetarëve rusë të përmbahen nga udhëtimet në Libi.