Juria pas një jave diskutimesh vendosi se mjeku Conrad Murray, i punësuar nga promovuesi i yllit të muzikës pop, ishte kompetent, dhe familja e këngëtarit nuk do të marrë kompensimin në shumën prej 85 milionë $.

Aktgjykimi që bie në kundërshtim me konkluzionet e gjykatës në vitin 2009 që fajësonin Murray për vdekjen e Michael Jackson, tronditi ekspertët dhe fansat e këngëtarit legjendar.