Puna e qeverisë amerikane është pezulluar që nga 1 tetori. Kjo ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së financimit nga buxheti i shtetit për shkak të fillimit të vitit të ri fiskal. Debati për buxhetin midis administratës dhe Kongresit të SHBA-së hyri në një qorrsokak për shkak të mosmarrëveshjeve mbi sistemin e kujdesit shëndetësor në vend, të propozuar nga Presidenti.

Obama deklaroi se ai nuk do t'u bëjë lëshime republikanëve për shkak të krizës së tanishme fiskale.