Ky eveniment, i iniciuar nga Departamenti i Kulturës i kryeqytetit rus, do të shndërrohet në një ngjarje vjetore, njoftuan organizatorët e tij.

"Nata e muzikës" i dedikohet festimit të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës, e cila tradicionalisht festohet më 1 tetor. Aksioni do të zhvillohet qëllimisht natën e të shtunës duke u gdhirë e diela për të tërhequr vëmendjen e një publiku sa më të gjerë. Programe të zhanreve të ndryshme muzikore do të prezantohen në 150 platforma të Moskës.