Detyra kryesore e ekspertëve është verifikimi i informacionit të dhënë nga Damasku mbi rezervat ekzistuese të armëve kimike.

Për arsye sigurie detajet dhe orari i vizitave të inspektorëve mbahen sekret. Kërcënimi kryesor ndaj punës së misionit ndërkombëtar janë përplasjet e vazhdueshme midis opozitës dhe forcave qeveritare.