"Republika Arabe e Sirisë konfirmon detyrën e saj për kthimin e Lartësive të Golanit, të pushtuara nga Izraeli dhe kundërshton zyrtarisht të gjitha masat e marra nga Izraeli për të ndryshuar peizazhin gjeopolitik të Lartësive të Golanit", - thotë Muallem.

Ai gjithashtu kritikoi ashpër Izraelin për refuzimin për të aderuar në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Sipas fjalëve të Ministrit sirian, kjo "minon mundësinë për ta shndërruar Lindjen e Mesme një zonë të lirë nga armët e shkatërrimit në masë".