"Faza akute e krizës është kapërcyer, rreziqet aktuale janë pak a shumë nën kontroll. Megjithatë, shpresat për një përmirësim të shpejtë të ekonomisë globale, në qoftë se dikush i ushqente këto shpresa, nuk u realizuan. Kriza e modelit të tanishëm ekonomik është strukturore dhe rrjedhimisht afatgjatë", - tha Putin.

Sipas fjalëve të tij, ngadalësimin e ritmeve të rritjes ekonomike e ndjejnë pothuajse të gjitha vendet, përfshirë Rusinë.