Të mërkurën gjatë debateve në Senatin e Republikës Italiane u zgjidh çështja e besimit ndaj qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Enrico Letta, i cili kërkoi një votë besimi për kabinetin e ministrave. Gjatë diskutimeve të nxehta lideri i Partisë "Populli i Lirisë" Silvio Berlusconi disa herë deklaroi se partia e tij nuk do të mbështesë qeverinë e tanishme. Megjithatë, pas katër orësh, gjatë fjalimit të tij ish-kryeministri Berlusconi papritur ndryshoi mendim.