Në vend të Kryetarit të shtetit interesat e SHBA-së në Malajzi javën e ardhshme do t’i përfaqësojë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Për ditën e dytë me radhë insitucioniet e qeverisë amerikane mbeten të mbyllura për shkak se kongresmenët nuk mundën të arrijnë një marrëveshje për miratimin e buxhetit të vendit për fillimin më 1 tetor të vitit 2013 të vitit të ri financiar, duke lënë kështu pa asnjë financim të gjitha institucionet publike buxhetore të vendit, përfshirë këtu edhe aparatin shtetëror.