Avioni transportues iu dorëzua Forcave Ushtarake Arjore franceze. Tre avionë të po këtij lloji do t'u dorëzohen atyre para fundit të këtij viti.

Fillimi i dërgesave të "A400M" është një hap i rëndësishëm i projektit ambicioz europian, zhvillimi i të cilit, i shoqëruar nga vështirësi serioze, zgjati për gati 30 vjet. Gjatë kësaj kohe, shtetet-pjesëmarrëse të projektit kishin humbur disi interesin për këtë avion transportues, ndërsa vetë projekti i avionit u mënjanua nga grafiku dhe mbeti pa financim.