"Ne po zhvillojmë edhe veprimet vetiake në mënyrë që të marrim sa më shumë informacion në lidhje me faktin se kush është përfshirë në këto veprime skandaloze", - tha Sergei Lavrov. Ai vuri në dukje se do të diskutojnë mbi këto çështje duke përdorur të gjitha faktet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Kreu i Ministrisë së Jashtme theksoi gjithashtu se Rusia është e interesuar për hetimin e paanshëm të të gjitha njoftimve mbi përdorimin e armës kimike, si dhe për kapjen e autorëve të krimit.