Republikanët përfshinë në projektligj kërkesën për shtyrjen e zbatimit të reformës në shëndetësi. Për Senatin këto formulime rezultuan të papranueshme.

Në vitin e ri fiskal që nis më 1 tetor në SHBA, vendi hyn pa buxhetin e shtetit, i cili duhet të ishte miratuar nga të dy dhomat e Kongresit.

Ndërprerja e punës së qeverisë do të ndikojë tek rreth një milion nëpunës civilë, shumë prej të cilëve do të fillojnë pushimet pa pagesë, duke filluar nga dita e martë.