"Unë do të vazhdoj të punoj me Kongresin për t'ju kthyer juve në punë sa më shpejt të jetë e mundur", - tha Obama gjatë një fjalimi në televizion, drejtuar ushtarakëve dhe nëpunësve civilë të Forcave të Armatosura të vendit. Ndërprerja e pjesshme e financimit të qeverisë federale nuk do të ndikojë në operacionet ushtarake, por do të prekë qindra e mijëra nëpunës civilë të Pentagonit.