Lartësia e figurës prej bronzi, e cila përshkruan një bretkocë-udhëtare, është vetëm 4.5 centimetra. Skulptura urbane mund të hyjë në Librin e Rekordeve Gines (ang. Guinness).

Ideja e krijimit të monumentit i erdhi në mendje mjeshtrit vendas Oleg Kislickij. Fillimisht, ai donte të krijonte statujën më të madhe në botë, megjithatë, duke studiuar veprat e kolegëve të huaj, arriti në përfundimin se nuk është në gjendje të konkurrojë me Budën 153-metërsh.