Sipas fjalëve të tij, ministrat, ashtu siç edhe pritet, do të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë vizitës në Indi të Presidentit rus Vladimir Putin në dhjetor të vitit 2012, përgatitjen e takimeve të ardhshme në rang të lartë, si dhe takimin në nivel ministror të RIK (Rusi, Indi, Kinë), çështjet aktuale bilaterale dhe ndërkombëtare.

Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet situatës në Siri, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, bashkëpunimit në kuadër të OKB-së, si edhe në kuadër të BRICS dhe OBSH-së (Organizata për Bashkëpunim e Shanghait).