Siç njofton Agjencia Federale Kozmike ruse "Roskosmos" dalja e satelitit në orbitën e duhur planifikohet për në orën 10:50 sipas kohës së Moskës (06:50 GMT).

Lëshimi i mëparshëm i raketës "Proton" më 2 korrik me 3 satelitë navigacioni rusë "Glonass-M" përfundoi pa sukses: raketa ra menjëherë pas startimit.

Komisioni për hetimin e ngjarjeve të jashtëzakonshme doli në përfundimin se në raketë ishte instaluar gabim blloku i sensorëve të shpejtësisë këndore.