Përveç kësaj, kreu i Departamentit diplomatik theksoi se Moska është e gatshme të japë kontributin e vet financiar për likujdimin e arsenalit të substancave helmuese siriane. Ku dhe se si do të shkatërrohen ato - duhet ta zgjidhin profesionistët. Sipas fjalëve të Sergei Lavrov, Rusia do të marrë me patjetër pjesë në veprimtarinë e inspektimit dhe format e tjera të pranisë ndërkombëtare, të cilat mund të ofrohen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.