Nëse ata nuk do të arrijnë të miratojnë ligjin mbi shpenzimet e financimit të përkohshëm deri të martën, qeveria amerikane rrezikon të kërcënohet me pezullim nga puna.

Ditën e shtunë Dhoma e përfaqësuesve votoi për dokumentin, i cili parashikon shtyrjen e realizimit të programit mjekësor të Presidentit "Obamacare". Dokumenti është dërguar për shqyrtim në Senat. Megjithatë, Lideri i demokratëve Harry Reid shpejtoi të deklarojë se në këtë formë kolegët e tij nuk kanë për ta miratuar këtë projektligj.

Në këtë mënyrë, për herë të parë në 17 vjet qeveria federale mund të kërcënohet me ndrëprejen e punës, dhe gati një milion bashkëpunëtorë federalë do të shkojnë në pushim të detyruar.