"Presidenti (Rouhani) gjatë gjithë kësaj kohe kishte mbajtur një qëndrim të fortë dhe të caktuar, dhe meqë ai ka refuzuar të takohet me Obamën, ai duhet të refuzonte të zhvillonte një bisedë telefonike me të për aq kohë sa qeveria amerikane nuk do të ndërmarrë hapa konkrete (në përputhje me kërkesat e Iranit)", - tha Jafari.

Javën e kaluar Obama njoftoi se ai kishte diskutuar në telefon me Rouhanin problemin e zgjidhjes së çështjes së programit bërthamor të Iranit.