Të shtunën në mëngjes Parisi filloi përgatitjet për një sulm të menjëhershëm, shkruan gazeta franceze Nouvel Observateur, duke cituar burime në Pallatin Elysee. Megjithatë, Presidenti François Hollande u detyrua të tërhiqej nga zbatimi i planit, pas mesazhit të Presidentit amerikan Barack Obama se operacioni do të shtyhej.

Përveç kësaj, më 31 gusht qeveria franceze diskutoi mënyrën e pasqyrimit të operacionit ushtarak në televizione, si dhe procedurën e njoftimit të liderëve të shteteve të tjera në lidhje me fillimin e këtij sulmi.