Më parë kreu i delegacionit të inspektorëve të OKB-së Oke Sellstrom deklaroi se ekspertët gjatë udhëtimit nuk do të mund të vizitojnë të gjitha vendet, nga të cilat erdhën njoftimet lidhur me përdorimin e lëndëve toksike luftarake. Ai nuk e përjashtoi mundësinë e një vizite të re inspektimi në Siri në vendet e sulmeve të dyshuara me armë kimike, por deklaroi se vizita e tanishme nuk do të zgjatet.