Sipas të dhënave të mediave, ndryshimi i pronarit nuk do të sjellë ndryshime në strategjinë e "Piletilevi", e cila vepron në tregun e Estonisë tashmë prej 16 vitesh.

Aktiviteti i "Kassir.ru" vitet e fundit ka treguar se interesi i qytetarëve rusë ndaj aktiviteteve në Estoni, Letoni dhe Lituani, ka qenë vazhdimisht në rritje. Vetëm në vitin 2013 në Shën Petersburg firma ka shitur më shumë se 3 mijë bileta për koncerte në Estoni.