Siç theksohet në një komunikatë të misionit të OKB-së, misioni supozon të përfundojë punën e tij në Siri të hënën dhe të përgatisë një raport përfundimtar deri në fund të tetorit.

Grupi me në krye Ake Sellstrom për herë të parë vizitoi Sirinë në gusht, ekzaminoi njoftimet mbi përdorimin e armës kimike pranë Damaskut më 21 gusht dhe u kthye për hartimin e raportit. Në të argumentohet se afër Damaskut është përdorur gazi helmues sarin.