Në vendngjarje mbërritën ambulancat dhe zjarrfikëset. Ekipet e shpëtimit filluan kërkimin nën rrënojat e ndërtesës. Ata kanë nxjerrë nga rrënojat disa të plagosur, të cilët u shtruan në spital.

Në muajt e fundit, kjo është godina e gjashtë e banimit që shembet në Mumbai dhe rrethinat e tij. Arsyeja e shëmbjes është cilësia e dobët e ndërtimit, për shkak të kërkesës së lartë për strehim dhe korrupsionit.