U ra dakord mbi përmbajtjen e tekstit të rezolutës. Në të përfshihen masat që parashikohen nga kapitulli VII i Kartës së OKB-së në rast të përdorimit ose transferimit të paautorizuar të armëve kimike në Siri njërës prej palëve në konflikt. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një mekanizëm automatik të zbatimit të këtyre masave - për zbatimin e tyre do të duhet një vendim i veçantë i Këshillit të Sigurimit, sqaroi Çurkin.

"Rezoluta nuk përmban asnjë element të përdorimit të forcës", - theksoi ai.