Sipas fjalëve të tij, përmbajtja e dioksidit të squfurit në ajër ka rënë me 70% krahasuar me vitin 2008 falë faktit që administrata e qytetit arriti të bindë shërbimet komunale të përdornin hidrokarbure "më të pastra" për ngrohje.

Bloomberg për vite me radhë po zhvillon fushatën për një mënyrë jetese më të shëndetshme dhe përmirësimin e mjedisit. Në vitin 2011 ai vendosi ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha vendet publike.