Fillimisht ata mbërritën në poligonin në afërsi të qytetit bjellorus Grodno. Aleksandër Llukashenko mbërriti për të vëzhguar manovrat së bashku me djalin e vet Nikolla. Pas qytetit Grodno Presidentët do të drejtohen për në Kaliningrad, ku po zhvillohen gjithashtu stërvitje.

Manovrat ruso-bjelloruse "West-2013" do të mbahet nga 20-26 shtator në pesë poligone të ndryshme në të dy vendet.