Grupi i protestuesve u përpoq të hynte në zyrat e partisë së ekstremit të djathtë "Agimi i Artë", anëtarët e të cilës janë akuzuar për vrasjen e antifashistit Pavlos Fyssas. Policia u bllokoi atyre rrugën. Të rinjtë filluan t'u vinin zjarrin kazanëve të plehrave, të godisnin me gurë dhe shishe policët. Ruajtësit e rendit përdorën gaz lotsjellës.

Demonstarta antifashiste u zhvilluan në shumë qytete në të gjithë vendin.