Siç përmendet në tekstin e rezolutës për Sirinë, për kapitullin e shtatë të Kartës së OKB-së, i cili parashikon përdorimin e forcës në rast moszbatimi të kushteve të Këshillit të Sigurimit, këmbëngulën SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë. Si rezultat u vendos mbi referimin tek kapitulli në fjalë, por përdorimi i veprimeve konkrete të forcës nuk specifikohet. Kjo privon anëtarë e gatshëm për veprime luftarake të OKB-së nga sulmi mbi Sirinë, pa pëlqimin e hapave të tyre në Këshillin e Sigurimit. Në të njëjtën kohë kjo qetëson ata, të cilët druhen se Damasku ka ndërmend të anashkalojë detyrimet e ndërmarra ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë Moska premton të mos bllokojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së marrjen në konsideratë të ndërhyrjes ushtarake në Damask, nëse autoritetet siriane nuk do të respektojnë rezolutën. Siç deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në një intervistë për gazetën "The Washington Post", Moska do të jetë gati për këtë, pasi ajo është e interesuar jo për mbështetjen e ndonjë force politike në Siri, por "për ruajten e saj si një vend të pandashëm, sovran dhe të pavarur, ku respektohen plotësisht të drejtat e të gjitha grupeve, përfshirë këtu edhe atyre etnike".

Kohët e fundit Siria u bashkua me Konventën mbi Ndalimin e Armëve Kimike, ra dakord të lejojë inspektorët ndërkombëtarë në arsenalet e veta. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në sinqeritetin e qëllimeve të saj. Në intervistën për gazetën amerikane Sergei Lavrov kujtoi se në pranverë të këtij viti, kur OKB-ja refuzoi të dërgojë atje një komision për të hetuar në lidhje me incidentin mbi përdorimin e gazit sarin në afërsi të qytetit Aleppo, ekspertët rusë kanë qenë atje. Ata zbuluan se gazi i përdorur në Aleppo ishte i bërë vetë. Moska zotëron gjithashtu prova se më 21 gusht në afërsi të Damaskut është përdorur i njëjti gaz sarin, vetëm se ishte i një përqendrimi më të lartë. Kjo tregon më tepër se ishin rebelët ata që e përdorën atë, dhe jo trupat qeveritare. Aktualisht Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad i druhet provokime të reja nga ana e rebelëve dhe forcave të jashtme që mbështesin ata.