Shpërthimet gjëmuan si në lagjet shiite, ashtu edhe në ato sunite të kryeqytetit irakian. Forcat e sigurisë po marrin masa për të parandaluar sulme të reja të mundshme.

Në muajt e fundit Irakun, i cili po përjeton një krizë akute politike, e ka përfshirë një valë dhune. Viktima të grindjeve midis sunitëve dhe shiitëve vetëm në shtator u bënë më shumë se 600 vetë.