Ish-Presidenti i SHBA-së dhe bashkëshortja e tij Barbara ishin të ftuar në dasmën e dy qytetarëve amerikane dhe në të njëjtën kohë mikeve të familjes Bonnie Clement dhe Helen Thorgalsen, e cila u zhvillua në qytetin Kennebunk në shtetin Maine.

Gjatë kohës kur Presidenti i SHBA-së ishte Geroge Herbert Walker Bush çështja e legalizimit të martesave midis homoseksualëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishte kaq e përhapur. Megjithatë, përfaqësuesi i ish-Kreut të Shtëpisë së Bardhë refuzoi të shprehet në lidhje me faktin se çfarë qëndrimi mban ish-Presidentin ndaj këtij problemi.