Ankorimi u krye në mënyrë automatike, njoftoi Roskozmos.

Anija kozmike dërgoi në SKN ekuipazhin e ekspeditës tjetër të gjatë - rusët Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanskij, si dhe amerikanin Michael Hopkins. Ata do të duhet të punojnë në orbitë për më shumë se 4 muaj.

Me mbërritjen e treshes ndërkombëtasre numri i ekuipazhit të stacionit orbital arriti në gjashtë persona. Së bashku ata do të punojnë deri në nëntor.